image Instituti i pavarur: BIA ka sjellë rreth 30 agjentë në Kosovë për ndarjen e Mitrovicës

Aksion/ Instituti i pavarur: BIA ka sjellë rreth 30 agjentë në Kosovë për ndarjen e Mitrovicës

news image

Kreu i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, ka thënë se Shërbimi sekret i Serbisë ‘BIA’ ka filluar zbatimin e një plani operativ për ndarjen e Mitrovicës.

Krejt ky aksion, sipas tij, po bëhet në kohën kur vendi po ballafaqohet me pandeminë Covid-19.

“Shërbimi serkret serb, BIA, ka sjellë rreth 30 agjentë serbë në veriun e Mitrovicës. Ky plan operativ parasheh që të krijojë një situatë të re në veriun e Mitrovicës… pas përfundimit të pandemisë pritet të rifillojë dialogu”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Elezi ka thënë se këtë informacion e morën nga ndërkombëtarët./Gazeta Sinjali/