image Instituti gjerman thotë se vaksina kundër virusit COVID-19 mund të jetë e gatshme në vjeshtë

Botë

Instituti gjerman thotë se vaksina kundër virusit COVID-19 mund të jetë e gatshme në vjeshtë

news image

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse ka thënë se vaksina e parë kundër COVID-19 do të jetë e gatshme në vjeshtë.

“Rezultatet preliminare kanë treguar mundësinë se një ose më shumë vaksina mund të jenë të gatshme në vjeshtën e vitit 2020”, ka njoftuar sot Instituti “Robert Koch”, raporton Reuters.

Tutje nga ky instituti kanë theksuar se do të ishte e rrezikshme që në këtë pikë të besojmë se vaksina në vjeshtë do të mund ta kontrollonte pandeminë.

Sipas tyre ndikimi i një vaksine varet edhe nga mutacionet e virusit.

Të martën, Rusia u bë shteti i parë në botë që ka aprovuar një vaksinë kundër COVID-19./Gazeta Sinjali/