image Inspektorati kërkon suspendimin e dy zyrtarëve policor

Siguri

Inspektorati kërkon suspendimin e dy zyrtarëve policor

news image

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, përmes një komunikate për media kanë njoftuar se i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë, raporton Gazeta Sinjali.

Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar nga policia lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë  (jashtë detyrës zyrtare) janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në një fshat të komunës së Vushtrrisë kurse ankuesi në këtë rast është intervistuar nga hetuesit e IPK-së.

“Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet mes tjerash në njoftim.

/GazetaSinjali/