image Infektologu Tolaj tregon nëse mund të rriten rastet me COVID-19 për shkak të zgjedhjeve

Shëndetësi

Infektologu Tolaj tregon nëse mund të rriten rastet me COVID-19 për shkak të zgjedhjeve

news image

Infektologu, Ilir Tolaj, tha se tashmë jemi të adaptuar me rrethanat e pandemisë dhe po mësohemi të funksionojmë në kushte të veçanta.

Ai ka treguar edhe nëse zgjedhjet lokale mund të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes me pandeminë COVID-19.

“Këto zgjedhje janë më të lehta. Zgjedhjet e kaluara të përgjithshme ishin mësim i vërtetë që rezultuan me valën e tretë të pandemisë në Kosovë. Mirëpo, këtë herë vala ishte më herët dhe tash në këtë ditë, situata në aspektin epidemiologjik është e qetë”, tha Tolaj në ATV.

Ai tha se nuk do të ketë rritje të infektimeve nga këto zgjedhje sepse, sipas tij, ka pasur rënie të valës së fundit të pandemisë e cila siç ka thënë, ishte më intensivja prej të gjitha valëve paraprake.

“Nuk pres që këto aktivitete të rezultojnë më një valë të re”, tha ai./Gazeta Sinjali/