image Infektohen me koronavirus tre mësimdhënës në Suharekë

Shëndetësi

Infektohen me koronavirus tre mësimdhënës në Suharekë

news image

Tre mësimdhënës të Komunës së Suharekës kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Besa Kuqi, e cila njoftoi se gjithsej janë testuar 38 mësimdhënës.

“Sipas njoftimit zyrtar të IKSHPK-së sot nga 38 mostra të punuara për mësimdhënësit e Komunës së Suharekës janë konfirmuar 3 raste pozitive me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë, ndërsa 35 mostra të tjera kanë rezultuar negative. Gjithashtu nga rastet e gjurmimeve të kontaktit, sot kemi vetëm një rast pozitiv të konfirmuar në komunën tonë”, ka shkruar Kuqi në Facebook.

Që nga fillimi i pandemisë, në Komunën e Suharekës janë konfirmuar gjithsej 226 raste pozitive me koronavirus, 188 prej tyre janë shëruar, ndërsa 14 kanë vdekur. Aktive janë edhe 24 raste.

Kujtojmë se, Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se edhe në shkollën “Bajram Curri” në Istog janë infektuar pesë mësimdhënës. /Gazeta Sinjali/