image Infantino: 5 zëvendësimet u menduan vetëm për këtë arsye

Futboll

Infantino: 5 zëvendësimet u menduan vetëm për këtë arsye

news image

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka folur për rifillimin e futbollit në një intervistë të dhënë për  Sky Sport.

“Kalendari dhe kompeticionet? Mbi kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare, jam i lumtur t’ju informoj si bërë progres. Duke folur me palët e ndryshme të interesuara jemi më afrë gjetjes së një zgjidhjeje të ekuilibruar”, ka thënë Infantino.

Ai gjithashtu tregoi edhe arsyen se pse u vendos që të bëhen 5 zëvendësime në ndeshje

“Edhe mundësia e re për të bërë pesë zëvendësime ka të njëjtin qëllim: të mbrohet shëndeti, në këtë rast ai i lojtarëve tanë. Shëndeti publik duhet të mbetet prioriteti ynë, pa harruar mirëqenien e lojtarëve, arbitrave dhe të gjithë atyre që marrin pjesë në çdo aktivitet të futbollit”.

‘Futbolli ka rifilluar ose është gati të rifillojë në vende të ndryshëm. Kjo na jep shpresë për të ardhmen”, ka përfunduar Infantino.