COVID-19

Të infektuar

9492

Të shëruar

5349

Të vdekur

284

Immobile fiton “Këpucën e Artë” të Evropës

news image

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, edhe zyrtarisht ka fituar “Këpucën e Artë” për edicionin 2019/2020 në futboll.

Rivali kryesor në Itali i Immobiles për këtë çmim ka qenë ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili nuk u përfshi në skuadrën e “Zonjës së Vjetër” në ndeshjen kundër Romës.

Italiani ka shënuar 35 gola në Serie A këtë edicion, katër më shumë se Ronaldo.

Immobile e ka mposhtur në garë për “Këpucën e Artë” edhe Robert Lewandowskin e Bayern Munich që i ka shënuar 34 gola.

Immobile ka gjasa të vendos rekord të golave brenda një stinori në Serie A. Ai është vetëm një gol larg rekordit që e kishte vendosur Gonzalo Higuain me Napolin në vitin 2016./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin