image Ilir Ferati shpall fitoren në Istog, publikon pamje nga festa

Ilir Ferati shpall fitoren në Istog, publikon pamje nga festa

news image

Pas numërimit të 50,00 për qind të votave në komunën e Istogut, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune, Ilir Ferati, ka shpallur fitoren dhe ka publikuar fotografi nga festa e simpatizantëve të kësaj partie atje.

Ferati përmes një postimi në Facebook ka publikuar fotografitë dhe ka shkruar se Istogu frymon me LDK-në.

Festa e fitores në Istogun e Ibrahim Rugovës. Ky vend frymon LDK, gjithmonë e përjetë. Përjetësisht mirënjohës ndaj secilit prej Jush”, ka shkruar Ferati.

Ndryshe, Ferati prinë me vota, me 43,78 për qind, Ilir Berisha nga AAK me 25,13 për qind, Agron Avidjaj nga LVV me 22,39 për qind, Ali Nimanaj nga PDK me 5,53 për qind dhe Idriz Blakaj nga IBI me 3,16 për qind të votave. /GazetaSinjali/