image IKSHPK konfirmon edhe 239 raste të reja me koronavirus

Shëndetësi

IKSHPK konfirmon edhe 239 raste të reja me koronavirus

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar për 239 rastet e reja pozitiv me COVID-19 brenda 24 ore.

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 239 persona pozitiv me koronavirus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive”, njofton IKSHPK-ja.

Deri më sot në Kosovë raste aktive me koronavirus janë 3 mijë e 331, ndërkaq kanë vdekur 192 persona./ Gazeta Sinjali/