image IKSHPK: Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 3 pacientë me COVID-19

Shëndetësi

IKSHPK: Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 3 pacientë me COVID-19

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tre pacientë të cilët ishin të prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Për vdekjen e dy prej tyre ka njoftuar sot edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive në QKUK, Sadije Namani.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç) “, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkaq, gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar 249 raste të reja me koronavirus, derisa janë shëruar 316 pacientë të infektuar me këtë virus./Gazeta Sinjali/

316 TË SHËRUAR DHE 249 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, February 16, 2021