image Identifikohet djali nga Gjakova që u rrëmbye nga serbët në mars të vitit 1999

Identifikohet djali nga Gjakova që u rrëmbye nga serbët në mars të vitit 1999

news image

Kuvendi Komunal i Gjakovës, njofton për ceremoninë e rivarrimit të Vegim Kasim Qerkezi, djali që u rrëmbye nga forcat serbe në mars të vitit 1999.

“Në nderim të tij, komuna e Gjakovës bashkë me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur organizojnë ceremoninë e rivarrimit të martirit Vegim Kasim Qerkezi”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Ceremonia mbahet nesër me fillim prej orës 13:00.

Njoftimi i plotë:

Ditë më parë është identifikuar bashkëqytetari ynë Vegim Kasim Qerkezi, i rrëmbyer nga forcat serbe gjatë muajit mars të vitit 1999.

Në nderim të tij, komuna e Gjakovës bashkë me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur organizojnë ceremoninë e rivarrimit të martirit Vegim Kasim Qerkezi.

Ceremonia mbahet nesër, e premte me fillim prej orës 13:00 dhe zhvillohet sipas kësaj agjende:

– Homazhe në Varrezat e Martirëve në Çabrat të Gjakovës

– Akademi për Vegim Kasim Qerkezin e cila poashtu mbahet në Çabrat dhe

-Ceremonia e rivarrimit të martirit.

VËREJTJE:

Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, të gjithë pjesmarrët në këtë ceremoni janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse. /Gazeta Sinjali/