image Ibrahimovic pas fitores ndaj Interit: Sa isha me COVID-19 e humba shijen, por nuk mund ta humbja derbin - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

18345

Të shëruar

15198

Të vdekur

669

Ibrahimovic pas fitores ndaj Interit: Sa isha me COVID-19 e humba shijen, por nuk mund ta humbja derbin

news image

Zlatan Ibrahimovic ishte njeriu vendimtar i cili ia siguroi fitoren Milanit në derbin lokal kundër Interit me rezultat 1-2, ku suedezi ishte autor i të dy golave.

Pas takimit, Ibra foli për mediat italiane, kur edhe u dërgoi një mesazh rivalëve se ai dhe skuadra e tij besojnë te titulli në këtë edicion garues.

“Kishim shumë uri për derbin të cilin nuk e kishim fituar për disa vite. Më vjen keq që nuk shënova nga penalltia, por e bëra menjëherë pas saj. Pastaj edhe fituam, kjo ka rëndësi.”, u shpreh fillimisht Ibrahimovic.

“Sa për titullin, ne jemi në fillim, por jemi duke bërë gjëra të mëdha. Mentaliteti është ndryshe, të rinjtë po sakrifikohen dhe po stërviten mirë. Unë mendoj se titulli është i mundur për ata që besojnë.”, shtoi sulmuesi suedez.

Në fund Ibra deklaroi se gjatë kohës sa ishte me virusin Covid-19, e kishte humbur shijen për disa ditë dhe pastaj i kishte thënë vetes se nuk mund ta humbiste derbin. /Sinjali Sportiv/


Shpërndaje artikullin