image Ibrahimi: Buxheti i shtetit është harxhuar vetëm 11 për qind, kjo është për keqardhje

Financa

Ibrahimi: Buxheti i shtetit është harxhuar vetëm 11 për qind, kjo është për keqardhje

news image

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur shqetësimin se komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se nuk mendon që ka mungesë të parasë publike sepse sipas tij, buxheti i shtetit sa i përket investimeve kapitale vetëm 11 për qind është harxhuar.

“Besoj se kemi mjete financiare, por kjo nuk ka të bëjë me mjete financiare. Ka të bëjë me hartimin e buxheteve komunale dhe udhëzuesit të cilët duhet të vijnë nga niveli qendror sa i përket kufijve buxhetor ku komunat nuk mund t’i kalojnë ata kufij buxhetor.

I pyetur se deri kur është afati i fundit për dërgimin e qarkores e dytë buxhetore, ai ka thënë se ajo duhet të dërgohet sa më shpejt që është e mundur.

/GazetaSinjali/