image Ia 'shkeli' në 128km/h, gjobitet me 500 euro gjobë shoferi në Prizren dhe i konfiskohet patent shoferi për një vit

Siguri

Ia ‘shkeli’ në 128km/h, gjobitet me 500 euro gjobë shoferi në Prizren dhe i konfiskohet patent shoferi për një vit

news image

Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës në Prizren i ka konfiskuar patent shoferin një vozitësi i cili kishte tejkaluar shpejtësinë e limituar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, kundërvajtësi ishte duke vozitur në shpejtësi 128 km/h në rrugën ku kufizimi i shpejtësisë ka qenë 50 km/h.

Policia përveç konfiskimit të patent shoferit i ka shqiptuar edhe gjobë prej 500 euro si dhe i ka dhënë 5 pikë negative.

Policia e Kosovës, tashmë po përdor pajisjet e reja teknologjike të cilat kanë hyrë në fuqi, përmes të cilave synohet siguria më e madhe në rrugë dhe identifikimi më i lehtë i veturave të cilat thyejnë rregullat e trafikut.

/GazetaSinjali/