image Ia publikuan videon duke gjuajtur me armë zjarri, burri nga Gjakova përfundon në pranga të Policisë

Siguri

Ia publikuan videon duke gjuajtur me armë zjarri, burri nga Gjakova përfundon në pranga të Policisë

news image

Të shtënat me armë në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Kosovarët si merakli të gjuajtjeve me armë, shpesh ato i mbajnë edhe pa leje, për çka i zë sherri me Policinë. Por të tilla raste kohëve të fundit po zbulohen më lehtë, për shkak të rrjeteve sociale, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi me një rast në Gjakovë, ku Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person që kishte gjuajtur me armë zjarri dhe më pas videoja ishte shpërndarë në rrjete sociale.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pasi hetuesit policorë kanë zbuluar se për kë bëhet fjalë, Policia e ka ftuar për intervistim personin e dyshuar, A.G., i cili ka dhënë deklaratë për përdorimin e armës dhe mbajtjen e saj pa autorizim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij janë iniciuar rastet për dy vepra penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

/GazetaSinjali/