image Ia 'prishin' ndejën me shoqëri në oborrin e shkollës, suharekasi i rrah dy policë

Kosovë

Dhunë/ Ia ‘prishin’ ndejën me shoqëri në oborrin e shkollës, suharekasi i rrah dy policë

news image

Tre persona dje në fshatin Reshtan të Suharekës kishin vendosur që ta organizonin një ndejë me pije alkoolike në oborrin e shkollës, duke mos respektuar vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes.

Policia njofton se për këtë rast e ka arrestuar një person i cili bashkë me dy të tjerë janë hasur duke luajtur e duke pirë alkool.

Gjatë arrestimit, njëri prej tyre i kishte sulmuar dy policë, të cilët më pas pranuan tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve.

“Fsh. Reshtan, Suharekë 02.04.2020-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë  nga njësiti policor janë hasë duke luajtur dhe konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës duke mos  respektuar  vendimin e qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes  për shkak të virusit Covid -19. I dyshuari i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor  dhe i kishte penguar në kryerje të detyrës. Si pasoj e sulmit i dyshuari dhe dy polic kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/