image Ia montuan bombën pranë veturës, tronditet Beogradi me vrasjen makabre të 30 vjeçarit të njohur - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

14882

Të shëruar

12188

Të vdekur

607

Ia montuan bombën pranë veturës, tronditet Beogradi me vrasjen makabre të 30 vjeçarit të njohur

news image

Strahinja Stojanovic, 30 vjeç, i akuzuar për vrasjen e avokatit Dragoslav Misha Ognjanovic, u vra mesditën e djeshme në Beograd pas shpërthimit të një bombe që ishte vendosur poshtë veturës së tij të tipit BMW X5.

Mediat serbe raportojnë se në momentin e shpërthimit, në veturën e tij ndodhej edhe Sonja Suarez Gomez 45 vjeçare nga Kolumbia.

Raportohet se 30 vjeçari që ndodhej në automjet kishte humbur të dyja këmbët dhe përkundër tentativës së mjekëve, ai nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të rënda.

Ndërsa, pasagjerja e tij pësoi lëndime të lehta trupore.

Sipas një dëshmitari okular, me të ndodhur ngjarja nëna e tij arriti në vendin e krimit, ajo kishte filluar të qante dhe u nevojit ndërhyrja e policisë që ta qetësonte dhe ta largonte nga vendngjarja.

Stojanovic ishte gjithashtu viktimë e një sulmi me bombë në gusht të vitit 2018. Por në kohën e shpërthimit, Stojanovic nuk ishte në veturë sepse ishte kthyer në shtëpi për të marrë celularin e tij. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin