image Ia ekzekutan vëllain me 80 plumba, motra e Kamet Idrizit me dedikim prekës tregon se edhe vëllai tjetër i vdiq më parë

Rajon

Ia ekzekutan vëllain me 80 plumba, motra e Kamet Idrizit me dedikim prekës tregon se edhe vëllai tjetër i vdiq më parë

news image

Luljeta Idrizi, motra e Kamet Idrizit i cili u ekzekutua me 80 plumba ka shkruar se ka humbur edhe vëllanë e dytë pas Enverit, i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë, transmeton Gazeta Sinjali.

Motra e Kamer Idrizit, i cili u vra dy netë më parë me 80 plumba, ka përlotur rrjetet sociale me dedikimin e saj prekës. Në një status në Facebook, Luljeta Idrizi shkruan se ka humbur edhe vëllanë e dytë pas Enverit, i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë.

“Ndjej dhimbje te madhe humba personin qe e kisha pik te dobet qe e kishte aromen e babit tim Zoti na takoft ne Xhenet o shpirti i shpirtit tim. Shkove te vllau yt Enveri qe te deshti me shum se veten,”– shkruan ajo krah një fotoje ku shihet shumë e qeshur me Kamer Idrizin.

Kamer Idrizi u vra të mërkurën rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve në Shkup. Mbi të dhe nipin e tij vërshuan 80 plumba, të cilët sollën edhe vdekjen e tyre. Ende nuk ka asnjë ë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje. Idrizi njihej si një biznesmen i fuqishëm në Shkup dhe problematik. Në vitin 2019, ai i kishte shpëtuar një atentati brenda hotelit të tij. /Gazeta Sinjali/