image I riu tregon detaje nga aksidenti në Kroaci: Ne që ishim lartë shpëtuam, poshtë ishte masakër e vërtetë

Sociale

I riu tregon detaje nga aksidenti në Kroaci: Ne që ishim lartë shpëtuam, poshtë ishte masakër e vërtetë

news image

14 personat që shpëtuan pa ndonjë lëndim nga aksidenti i sotëm, i ka kapluar heshtja.

Ata janë akomoduar në “Antonio Guesthouse” në Kroaci.

Secili që vie, mundohet të lajmërojë familjarët në Kosovë dhe Gjermani se kanë shpëtuar dhe se tani mund të festojnë ditëlindjen e tyre të dytë, shkruan SBplus.

Nga aksidenti i sotëm i autobusit në Kroaci, prej 62 pasagjerëve, 10 kanë vdekur ndërsa 45 janë lënduar, ku 15 prej tyre janë me lëndime të rënda.

Por, shoku që ka goditur pasagjerët që i shpëtuan këtij aksidenti dhe trauma psiqike, do të jetë në mendjet e tyre për të gjithë jetën dhe e vështirë për t’u shpjeguar.

Duke ngrënë ushqim dhe i përlotur, një i ri që udhëtonte i vetëm në autobusin e aksidentuar e tregoi përvojën dhe përshkrimin e tij të aksidentit.

“Ne që ishim në pjesën e sipërme të autobusit nuk pësuam lëndime, por ata që ishin poshtë… ishte një masakër e vërtetë. Pothuajse të gjithë pasagjerët ishin duke fjetur në orën 6 të mëngjesit. Ende nuk e kam të qartë se si një tragjedi kaq e madhe mund të ndodhte. Gjëja e parë që mbaj mend pasi u zgjova nga rrotullimi, ishte mendimi se jemi rrotulluar por se nuk ishte ndonjë aksident i madh. Në ato moment, nuk e mendoja se mund të ishte diçka shumë tragjike, por ja që ishte. Ne kemi ndihmuar të nxjerrim trupat e pajetë nga autobusi. Gjeta edhe mundësinë të lajmëroj familjen, të gjithë ishin të gëzuar”, ka deklaruar për SBplus, Fidan Hajdari, i riu i cili jeton dhe punon në Gjermani.

Ai ka falënderuar policinë kroate dhe stafin profesional mjekësor për gjithçka që kanë bërë për t’i ndihmuar të aksidentuarit.  /Gazeta Sinjali/