image I riu në Prishtinë kapet me shtatë qese kokainë, përfundon në Polici

Siguri

I riu në Prishtinë kapet me shtatë qese kokainë, përfundon në Polici

news image

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Një rast i tillë ka ndodhur edhe orët e para të ditës së djeshme në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndalur një veturë, ku te pasagjeri ka gjetur shtatë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

25-vjeçari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/