image I quajti “sindikalistë të PAN-it”, Ymeri i reagon Kurtit: Gjatë Qeverisë Haradinaj kemi bërë tre javë grevë

Arsim

I quajti “sindikalistë të PAN-it”, Ymeri i reagon Kurtit: Gjatë Qeverisë Haradinaj kemi bërë tre javë grevë

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot gjatë një prononcimi për media tha se sindikalistët që po bëjnë grevë i takojnë PAN-it.

Kurti tha se ata kanë inati antiqeveritar.

E shefit të qeverisë iu kundërpërgjigj numri dy i SBASHK-ut.

Ymer Ymeri tha se sindikalistët i kishin bërë grevë edhe qeverisë së PAN-it kur udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, raporton Klani.

“Sindikatat i kanë 25 mijë anëtarë. Tash ai se di si ka mundur t’i quajë “Sindikalistë të PAN-it” kur ne për tre javë i kemi bërë grevë edhe Qeverisë së PAN-it që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj” – tha ai.

/GazetaSinjali/