image I paqasshëm numri i Ministrisë së Financave për aplikantët e Pakos Emergjente Fiskale, s'u përgjigjen as mediave

Kosovë

Financa/ I paqasshëm numri i Ministrisë së Financave për aplikantët e Pakos Emergjente Fiskale, s’u përgjigjen as mediave

news image

Ministria  e Financave dhe Transfereve dje njoftoi se ka hapur një qendër të thirrjeve pa pagesë për t’i njoftuar me zhvillimet të gjithë ata kanë pyetje, ankesa e kërkesa lidhur me pagesat e Pakos Emergjente Fiskale.

Numri 080044440 është hapur për, siç njoftoi MFT, individë dhe biznese që mund të kontaktojnë e të pyesin lidhur me statusin e aplikacionit të tyre dhe për centralizim të informatave dhe kërkesave të cilat ministria thotë se po i pranojnë çdo ditë. Por disa qytetarë kanë njoftuar se ky numër nuk është i qasshëm. Kjo u provua edhe nga tentimi i Gazetës Sinjali për të kontaktuar në këtë numër. Të paqasshëm del të jenë edhe numrat kontaktues të zyrtarëve të ministrisë, të cilët nuk u janë përgjigjur thirrjeve për t’i pyetur në lidhje me këtë problem, shkruan Gazeta Sinjali.

“Thirrjet do të pranohen nga e hëna deri në të premten, gjatë orarit të punës (8:00 – 16:00)”, njoftonte dje ministria, por ky orësh megjithatë nuk po krijon qasje për qytetarët.

Ministria e Financave dhe Transfereve njëkohësisht e ka hapur edhe email-in [email protected] për pranimin e ankesave zyrtare që duhet të vijnë nga aplikantët (punëdhënësit, qiramarrësit dhe individët në rastin e masës 15), të cilëve mund t’u jetë refuzuar kërkesa.

Sipas ministrisë, ankesat që pranohej do të shqyrtohen nga një komision i nivelit të dytë pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve nga komisioni aktual.

Afati i fundit për të dërguar ankesat është 15 qershori. /Gazeta Sinjali/