image I ofendoi e kërcënoi zyrtarët policorë, ky është 25-vjeçari që u arrestua në Pejë

Siguri

I ofendoi e kërcënoi zyrtarët policorë, ky është 25-vjeçari që u arrestua në Pejë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një kërcënim që i është bërë zyrtarëve policorë në fshatin Raushiq të Pejës, ku si pasojë e kësaj, një person është arrestuar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që u prangos pasi ofendoi e kërcënoi zyrtarët policorë është Arbër Fetahaj 25-vjeçar.

Sinjali mëson se gjithçka filloi kur njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes ku Fetahaj kishte goditur me veturë një fëmijë i cili ka pësuar lëndime trupore.

Gjatë kohës që policët po kryenin detyrën e tyre zyrtare duke bërë ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin, 25-vjeçari ka filluar të bërtas duke kërcënuar dy pjesëtarët e Policisë, të cilëve në ndihmë u kishte dalë rreshteri policor.

Ky i fundit po ashtu u përball me kërcënimet e shoferit që shkaktoi aksidentin.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj Fetahajt është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh si dhe është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

/GazetaSinjali/