image I ngacmuan fillimisht të dashurën, 4 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin në Greqi

Evropë

I ngacmuan fillimisht të dashurën, 4 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin në Greqi

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 4 shqiptarë kanë dhunuar për vdekje një 42-vjeçar grek. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në qendër të Athinës.

42-vjeçari i quajtur Dhimitri, ndodhej në lokal me të dashurën e tij, por në një moment është larguar për të shkuar në tualet. Në këtë kohë, një grup të rinjsh me origjinë shqiptare i kanë ngacmuar të dashurën 42-vjeçarit.

Sapo ky i fundit është kthyer, është njoftuar nga e dashura për ngjarjen. Viktima është çuar dhe i është drejtuar 4 shtetasve shqiptarë, të cilët sipas dëshmitarëve njihen si problematike.

Këta të fundit kanë sulmuar 42-vjeçarin, duke vazhduar konfliktin jashtë lokalit.

Ata kanë nisur ta godasin duke përdorur edhe një dorezë metalike. Viktima ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Goditjet në kokë kanë qenë fatale duke i shkaktuar 42-vjeçarit hemorragji. Në orën 02:05 është njoftuar ambulanca, megjithatë viktima nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/GazetaSinjali/