image I kërkoi para por nuk i dha, një djalë në Gjilan kanos nënën e vet

Siguri

I kërkoi para por nuk i dha, një djalë në Gjilan kanos nënën e vet

news image

Dhuna familjare bëhet edhe më e rëndë kur ajo ushtrohet ndaj nënave. Një rast i tillë i dhunës në familje u shënua dje në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se në rrugën “Kastriot Arifi” në Gjilan, një mashkull e ka kanosur nënën e tij pasi fillimisht, i kishte kërkuar asaj para.

Meqenëse nuk i kishte dhënë, në shenjë revolte, siç ka mësuar Sinjali, ai kishte demoluar gjësende dhe orendi shtëpiake.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/