image I infektuari me koronavirus në Shtime punon në Klinikën Infektive

Kosovë

Njoftim/ I infektuari me koronavirus në Shtime punon në Klinikën Infektive

news image

Një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus sot në Komunën e Shtimes.

Komuna njofton se personi i infektuar është punonjës në Klinikën Infektive në Prishtinë.

“Personi i prekur është punonjës i Institucioneve Shëndetësore në Prishtinë, përkatësisht Klinikës Infektive, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve në komunën tonë arrin në 19”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sipas rezultateve të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), sontë në komunën e Shtimes, përkatësisht në fshatin Mollopolc është shënuar një rast i ri me COVID – 19.

Personi i prekur është punonjës i Institucioneve Shëndetësore në Prishtinë, përkatësisht Klinikës Infektive, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve në komunën tonë arrin në 19.

Punëtorit të prekur nga COVID – 19 i urojmë shërim të shpejtë dhe se do të jemi pranë tij dhe të gjithë të prekurve në komunën e Shtimes.

Shtabi Emergjent me kujdes është duke përcjellur situatën dhe me këtë rast apelojmë edhe tutje për kujdes të shtuar, t’i zbatojmë masat e institucioneve lokale dhe qëndrore për mbrojtje nga COVID – 19.