image I gjetën pesë qese me marihuanë, lirohet i dyshuari në Mitrovicë

Kosovë

Siguri/ I gjetën pesë qese me marihuanë, lirohet i dyshuari në Mitrovicë

news image

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi i janë gjetur pesë qese me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 5.42 gram.

I dyshuari ishte pasagjer në veturë në kohën kur policia i ndaloi dhe i kontrolloi, me ç ‘rast i gjetën substancën narkotike.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, në sheshin Safet Boletini, ku bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar./Gazeta Sinjali/