image I gjenden armë dhe para në shtëpi, arrestohet një person në Lipjan

Siguri

I gjenden armë dhe para në shtëpi, arrestohet një person në Lipjan

news image

Një person në Lipjan është arrestuar dje pasi që dyshohet për kontrabandim me migrantë dhe armëmbajtje pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, të dyshuarit gjatë kontrollimit të shtëpisë u janë gjetur një revole e llojit CZ me 32 fishekë të kalibrit 7.65mm, një revole Ekol me 13 fishekë me gaz, një telefon, 6 mijë e 645 euro, 120 dinar maqedonas dhe 300 dinar serb.

Për të njëjtin gjatë vitit 2018 ishte hapur hetim nën dyshimin se në këmbim të 3 mijë deri në 5 mijë e euro ka siguruar viza në ambasadën e Çekisë në Maqedoni me qytetarë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ribar i Madh në Lipjan. /GazetaSinjali/