image I dyshuari për shkaktimin e rrezikut në një lokal në Prizren, përfundon në ndalim policor

Drejtësi

I dyshuari për shkaktimin e rrezikut në një lokal në Prizren, përfundon në ndalim policor

news image

I riu që u dorëzua sot në Polici pasi kërkohej për të shtënat me kallash në një lokal në Prizren, është ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e Egzon Reshanit, pasi i njëjti dyshohet për shkaktim të rrezikut në një lokal në Lubizhdë të Prizrenit.

Reshani ishte shpallur në kërkim nga 11 maji, kur dyshohet se me armë automatike ka shtënë disa herë në një lokal.

I ndaluari për këtë rast është emër i njohur për organet e drejtësisë me një të kaluar kriminale të konfirmuar nga Gjykata.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/