image I dehur ‘rrotë’ i shkon gruas në shtëpi dhe e gjuan me orendi, burri nga Mitrovica përfundon në ndalim policor

Siguri

I dehur ‘rrotë’ i shkon gruas në shtëpi dhe e gjuan me orendi, burri nga Mitrovica përfundon në ndalim policor

news image

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Shumë prej tyre nuk i denoncojnë burrat në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në Mitrovicë, pak para mesnatës raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një grua e ka denoncuar bashkëshortin në Polici, pasi e terrorizoi kur i shkoi i dehur, me shkopinj të drurit në duar.

Burri nga Mitrovica dyshohet se i shkaktoi frikë e shqetësim të madh gruas së tij, kur shkoi në gjendje të dehur në shtëpi dhe filloi të bërtas e t’i thyej orenditë duke e gjuajtur me to.

Përballë kësaj situate, viktima ka arritur të largohet dhe ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia.

Policia është vënë në veprim pas raportimit të rastit dhe ka prangosur dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe kanë nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/