image I dashuri i "Sasës" kishte qenë në prova te Man Utd, me origjinë është nga Afrika e Jugut

Futboll

I dashuri i “Sasës” kishte qenë në prova te Man Utd, me origjinë është nga Afrika e Jugut

news image

Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi tashmë është në një lidhje dashurie me ish-futbollistin e Feronikelit, Keith Groeneveld, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe pse 19 vite diferencë, Adriana nuk e ka këtë problem, madje dyshja për herë të parë kanë folur për lidhjen e tyre në një intervistë në “Prive”.

Groeneveld, i cili është me origjinë nga Afrika e Jugut, por ka nënshtetësi belge, në vitin 2016 kishte qenë në prova te klubi i madh anglez, Manchester United.

Vitin e kaluar, ai erdhi te Feronikeli, ku u largua një vit më vonë, shkruan Sinjali Sportiv.

Groeneveld ndoshta nuk e gjeti veten te klubi i Feronikelit, por siç duket gjeti dashurinë e jetës.

Momentalisht, qendërmbrojtësi belg është pa skuadër. /Sinjali Sportiv/