image I dashuri i Dua Lipës refuzon ta marrë vaksinën antiCOVID

Bota e Yjeve

I dashuri i Dua Lipës refuzon ta marrë vaksinën antiCOVID

news image

Modeli 21-vjeçar, Anwar Hadid, i cili është në lidhje dashurie me këngëtaren Dua Lipa, e zbuloi përmes një diskutimi me fansat në Instagram, se nuk planifikon të vaksinohet për virusin vdekjeprurës.

U pyetur nga një adhurues nëse do ta merrte vaksinën, Hadid u përgjigj: “Absolutisht jo”.

Dhe kur një tjetër ndjekës e pyeti pse është kundër vaksinimit, Anwar tha: “Unë ose nuk do të infektohem kurrë me koronavirus, ose do prekem nga kjo sëmundje dhe me dëshirën e Zotit do të shërohem dhe të krijojë antitrupa, por kurrsesi nuk do ta bëjë këtë proces në mënyrë të panatyrshme. Trupat tanë janë krijuar nga Zoti, që të bëjnë më shumë se që jemi të vetëdijshëm”.

Nuk dihet nëse këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, i ndanë të njëjtat mendime me të dashurin e saj dhe nëse do të pranojë të vaksinohet, kur vaksina antiCOVID të jetë e qasshme për të gjithë njerëzit anembanë globit./Gazeta Sinjali/