image Hyseni: Marrëveshja me Serbinë do të arrihet brenda 12 muajve ose procesi do të dështojë

Politikë

Hyseni: Marrëveshja me Serbinë do të arrihet brenda 12 muajve ose procesi do të dështojë

news image

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka thënë se marrëveshja me Serbinë do të arrihet brenda 12 muajve ose procesi do të dështojë.

“Brenda 12 muajve do të ketë marrëveshje me njohje reciproke ose i tërë ky proces do të dështojë”, ka deklaruar Hyseni.

Ai tha se nëse nuk arrihet uniteti i brendshëm politik për dialog me Serbinë, Kosova mund t’i humbasë edhe 10 vjet të tjera.

“Unë besoj se duhet patjetër një unitet politik nëse duam të dalim të suksesshëm. Nëse kjo nuk ndodh në këtë periudhë disa muajsh, atëherë mund t’i humbim edhe 10 vjet të tjera dhe kjo rrezikon që Kosovën ta çojë kah shtetet me gjysmë identiteti me një status të papërmbyllur siç është Palestina”, ka thënë Hyseni në Rubikon./Gazeta Sinjali/