image Hyseni - Kurtit: E dobësove në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut

Politikë

Hyseni – Kurtit: E dobësove në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut

news image

Ish- koordinatori i dialogut Kosovë-Serbi në Qeverinë Hoti, Skender Hyseni ka akuzuar kryeministrin  e Kosovës, Albin Kurti se me paraqitjen në Bruksel tentoi të minojë dialogun me Serbinë, transmeton Sinjali.

Hyseni më shumë është përqendruar te paraqitja e kryeministrit para mediave në Bruksel pas takimit me presidentin Vuçiq. Sipas tij, paraqitja e Kurtit është krekosje dhe papërgjegjësi.

“Kjo sjellje e kryeministrit aktual të Kosovës dëmton rëndë interesat afatgjata të vendit. Ai dje tregoi se nuk ka vullnet, guxim dhe as dije të mbrojë interesat fundamentale të vendit. Mburravecëria para kamerave e tij dje në Bruksel të bënte të mendosh se Kurti po i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës duke bërë monolog popullist dhe folk-patriotik”, ka thënë Hyseni.

Ai shpreson se Bashkimi Evropian do e përshpejtojë dialogun Kosovë-Serbi dhe se kjo nuk do të varet nga kryeministri Kurti dhe nga Presidenti Vuçiq. “Sidoqoftë, rrethanë e mirë është që jo çdo gjë, që të mos them pak gjë, varet nga Kurti dhe Vuçiqi, të cilët duket kanë të njetin qellim, zvarritjen dhe status-quonë. Dialogu do të vazhdojë, dhe unë besoj se to të mbyllet shpejt” ka shtuar ai.


/GazetaSinjali/