image Hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri

Shqipëri

Hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri

news image

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve bënë të ditur ditën e djeshme vendimet e fundit të lehtësimit të disa masave në vend, që fillojnë nga sot, datë 12 prill.

Nga dita e sotme deri në dy javët e ardhshme do të ketë lehtësim të masave antiCOVID, ku ora policore është shtyrë për 2 orë. Qarkullimi i njerëzve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të vijojë deri në orën 22:00 ndërsa ndalim qarkullimi do të jetë në fuqi nga ora 22:00-06:00.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antiCOVID. /Gazeta Sinjali/