image Huqja e radhës nga IKSHPK, sa raste të reja janë në të vërtetë?

Shëndetësi

Huqja e radhës nga IKSHPK, sa raste të reja janë në të vërtetë?

news image

Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) mbrëmë ka konfirmuar 57 të shëruar dhe 183 raste të reja me COVID-19.

Historia e përpunimit tregon se në postimin e fundit i IKSHPK-së kishte një paqartësi e numrit të rasteve të reja me koronavirus që ishte rregulluar pastaj. Fillimisht, në titull ishte shënuar numër i ndryshëm i rasteve të reja në krahasim me numrin e shënuar në tekst. Njëherë shkruhej për 195 raste pozitive (sa ishin konfirmuar një ditë më parë), ndërsa kjo u ndryshua pastaj dhe u bë 183, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky nuk është rasti i parë që IKSHPK bën këso lëshime. Më herët, në një rast ishin ngatërruar komunat.

Në një tjetër rast, IKSHPK kishte publikuar bilancin ditor të koronavirusit në Kosovë, ku në krye të lajmit shkruhej se janë 87 persona të shëruar ndërsa brenda tekstit shkruhej se ishin 92 raste.

Megjithatë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovës është 3,886 nga 26,039 personate testuar.

Nga këto raste, 82 kanë vdekur, ndërsa 2,003 persona janë shëruar.

Ndërkohë numri i raste aktive me koronavirus është 1,801. /Gazeta Sinjali