image Huqja e Kurtit, nënshkruan vendim në emër të Avdullah Hotit si kryeministër

Politikë

Huqja e Kurtit, nënshkruan vendim në emër të Avdullah Hotit si kryeministër

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar disa vendime të cilat u miratuan në mbledhjen e djeshme të qeverisë së udhëhequr nga ai, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e vendimeve që mori Qeveria Kurti ishte edhe aprovimi i propozimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministres, Arbërie Nagavci, për nënshkrimin e marrëveshjes për financimin dhe drejtimin e zbatimit të projektit Heras +/ Arsimi i Lartë, Hulumtim dhe Shkencë Aplikative në Kosovë ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim – ADA.

Mirëpo, ka pasur një gabim teknik në këtë vendim, pasi që i njëjti është nënshkruan nga Kurti, ndonëse mbante emrin e ish-kryeministrit, Avdullah Hotit./Gazeta Sinjali/