image Humolli i quan ndihmë për VV-në kritikat e tij: Dojnë me shku shpejt në fund të pusit

Humolli i quan ndihmë për VV-në kritikat e tij: Dojnë me shku shpejt në fund të pusit

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka vazhduar me kritika të ashpra, duke e quajtur këtë parti si rrezik për stabilitetin e vendit. Humolli thotë se VV “shumë shpejt po shkon në fund të pusit” dhe problemi kryesor sipas tij është besimi që kanë se janë të mirë.

Në një prononcim për Sinjalin, kritikat e tij i ka quajtur si ndihmë për partinë, pasi siç thotë ai vetëvendosje nuk po arrin të analizojë pse ka fituar.  

Kur u pyet se a ka pasur ndonjë diskutim me shefen e gripit parlamentar apo me deputetë të tjerë, Humolli tha se s’ka cka të flas me ta.

“Partia s’mundet me i alrgu deputetët. Unë jom t’u i ndihmu VV-së, ata nëse dojnë me shku në fund të pusit, le të shkojnë. Cka me ju bo. Këta tjertë u dasht 20 vejt me shku në fund të pusit, e këta dojnë ma shpejt me shku. Faji osht se nuk e kanë analizu pse populli ua ka jep besimin. Nuk kom çka me diskutu me ta, nëse dojnë me diskutu unë i diskutoj, Ata po besojnë se janë mirë”, tha Humolli për Sinjalin.

/GazetaSinjali/