image Humbje dhe dy kartonë të kuq, Kosova dëshpëron në "Fadil Vokrri" ndaj Greqisë

Futboll

Humbje dhe dy kartonë të kuq, Kosova dëshpëron në “Fadil Vokrri” ndaj Greqisë

news image

Kosova ka pësuar një humbje dëshpëruese në “Fadil Vokrri” ndaj Greqisë.

Në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, Kosova është mposhtur me rezultat minimal 1-0 ndaj Greqisë.

Goli i vetëm erdhi në minutën e 36-të, kur realizoi Anastasios Bakasetas.

Sikur nuk mjaftoi humbja, Kosova mbylli këtë ndeshje me dy futbollistë më pak në fushë, pasi Fidan Aliti 78′ dhe Aro Muric u përjashtuan me të kuq. Të dy do të mungojnë tani në ndeshjen e së enjtes së ardhshme ndaj Irlandës Veriore.

/GazetaSinjaliSport/