image Humb jetën një ushtar shqiptar në Afganistan

Rajon

Humb jetën një ushtar shqiptar në Afganistan

news image

Një efektiv i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i dislokuar në Afganistan, ka humbur jetën, ende në rrethana të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

A2 CNN raporton se bëhet fjalë për 45-vjeçarin Xhevair Iljazi, komando i batalionit 2, në Herat.

Prej disa muajsh kontingjenti shqiptar ndodhej në Herat në kuadër të misioneve paqeruajtëse të NATO-s. Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Kjo nuk është hera e parë që një efektiv i forcave të armatosura humb jetën në Afganistan. Në vitin 2011 Kapiteni Feti Vogli mbeti i vrarë në një mision, ndërsa u plagos një efektiv tjetër.

“Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do të vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur”, thotë Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë në një njoftim për mediat. /Gazeta Sinjali/