image Hulumtimi: Pothuajse gjysma e serbëve janë të vetëdijshëm se Kosova s'mund të jetë Serbi

Sociale

Hulumtimi: Pothuajse gjysma e serbëve janë të vetëdijshëm se Kosova s’mund të jetë Serbi

news image

Gati gjysma e qytetarëve serbë janë tashmë të vetëdijshëm se Kosova nuk mund të jetë Serbi.

Një hulumtim i Institutit për Çështje Evrpiane, i publikuar sot, tregon se 46% e qytetarëve serbë mendojnë se Kosova nuk mund të jetë Serbi, 42 prej tyre mendojnë se është e mundur, ndërsa 12% janë të pavendosur, raporton Tanjug, përcjellë Gazeta Sinjali.

Sipas hulumtimit, nëse nesër do të mbahej një referendum për pavarësinë e Kosovës, shumica e të anketuarve në Serbi do të votonin kundër – 66%, 9% do të votonin pro, 14% nuk do të shkonin në votime dhe 11% nuk dinë të votojnë.

Gjithashtu hulumtimi thotë se 53% e të anketuarve mendojnë se qeveria aktuale e Serbisë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa 27% e tyre mendojnë se do ta bëjnë.

Po ashtu, qëndrimi që qeveria serbe nuk do ta njohë Kosovën më shumë përfaqësohet nga të anketuarit më të vjetër se 45 vjeç, banorët e Serbisë Jugore dhe Lindore dhe periferive, ndërsa me rritjen e arsimit, numri i të anketuarve që besojnë se kjo qeveri nuk do ta njohë Kosovën zvogëlohet.

Pothuajse gjysma e të anketuarve, 46% e tyre, mendojnë se nuk është e mundur që Serbia të rimarrë kontrollin e plotë mbi Kosovën, ndërsa 38% besojnë se është e mundur, me 16% të qytetarëve që nuk e dinë përgjigjen.

Hulumtimi u krye në periudhën nga 6 deri në 12 mars me një mostër prej 1,203 të të anketuarve. /Gazeta Sinjali