image Hoxhaj uron Lajçakun, thotë se është shansi i fundit për të unifikuar pozicionin e BE-së për Kosovën

Kosovë

Hoxhaj uron Lajçakun, thotë se është shansi i fundit për të unifikuar pozicionin e BE-së për Kosovën

news image

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj nga PDK, e ka uruar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçakut për marrjen e detyrës së re.

Hoxhaj ka thënë se tani është shansi i fundit që të unifikohet pozicioni i BE-së për Kosovën dhe në koordinim me SHBA-në, për të arritur deri tek njohja reciproke Kosovë-Serbi.

 “Uroj mikun tim Miroslav Lajcak, për emërimin si emisar i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. E keni shansin e fundit për të unifikuar pozicionin e BE-së për Kosovën, dhe në koordinim të ngushtë me SHBA-në, për të arritur një marrëveshje të ligjshme dhe njohje të ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij zyrtar në Facebook./GazetaSinjali/