image Hoxhaj për Raportin e Progresit: Po fshihet realiteti i gjendjes së çështjeve të Serbisë

Politikë

Hoxhaj për Raportin e Progresit: Po fshihet realiteti i gjendjes së çështjeve të Serbisë

news image

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Hoxhaj deklaroi se raportet e BE-së fshehin realitetin e gjendjes së çështjeve të Serbisë dhe me to po humbet besueshmërinë dhe pozitën e saj në Ballkanin Perëndimor.

“BE-ja me mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me raporte që fshehin realitetin e gjendjes së çështjeve të Serbisë, po humbet besueshmërinë dhe pozitën e saj në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai në Twitter./Gazeta Sinjali/