image Hoxhaj, PDK: Hoti dhe Lajçak duhet ta dinë se e vërteta për të pagjeturit është në arkivat e Serbisë

Politikë

Hoxhaj, PDK: Hoti dhe Lajçak duhet ta dinë se e vërteta për të pagjeturit është në arkivat e Serbisë

news image

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi duhet ta dinë se e vërteta për të pagjeturit në Kosovë është në arkivat e ushtrisë dhe policisë serbe.

“I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kur foli për temën e të pagjeturve në Kosovë e quajti temë simbolike. Kryeministri Hoti dhe Lajçak duhet ta dinë se e vërteta për të pagjeturit në Kosovë është në arkivat e ushtrisë dhe policisë serbe. Kjo nuk është temë simbolike, por është plagë e hapur që nga fundi i lkuftrës në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj në një konferencë për media, transmeton Gazeta Sinjali.

Më tej, deputeti i PDK-së e akuzon kryministrin Hoti se nuk e njeh dialogun me Serbinë dhe se e vetmja që do të humbë nga dialogu në Bruksel do të jetë Kosova.

“Në përfundim vijmë që Hoti nuk e njeh dialogun si proces. Nuk i njeh temat e tij, nuk e ka idenë se si negociohet dhe nëse ka dikush që humbë nga dialogu në Bruksel është padyshim Kosova. Qeveria Hoti do të duhej të mos heqë dorë nga tri prioritet që kanë rëndësi për qytetarët më shumë se sa dialogu: Dështimi në përballje me pandeminë, mashtrimi i Hotit për të krijuar fond prej 1 milard eurosh për rimëkëmbjen ekonomike si dhe mungesa e përkrahjes konkrete për shumë punëtorë”, tha ndër të tjera Hoxhaj./Gazeta Sinjali/