image Hoxhaj i reagon Card Bildt për akuzat e Thaçit dhe Veselit: Deklarimet e tilla janë linçuese

Politikë

Hoxhaj i reagon Card Bildt për akuzat e Thaçit dhe Veselit: Deklarimet e tilla janë linçuese

news image

Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt, i ka komentuar aktakuzën e ngritur nga Specialja për presidentin Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Bildt, ka thënë se nëse akuzat që janë bërë tani publike konfirmohen, atëherë Presidenti Hashim Thaçi praktikisht përballet me arrestimin, “dhe do të shkojë në Hagë ku do të përballet me një proces gjyqësor të gjatë e të komplikuar, ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë një problem. Do të zgjasë me vite. Dhe kjo padyshim do të shkaktojë pështjellim të madh në politikën e Kosovës”.

Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ka thënë se këto deklarime janë të dyshimta dhe linçuese.

Hoxhaj, përmes rrjetit social Twitter tha se deklaratat e tilla linçuese nuk janë aktgjykim dhe as nuk e bëjnë dikë të jetë fajtor.

“I dashur Carl Bildt, deklarata linçuese nuk është aktgjykim dhe as që e bënë dikë fajtor. Ju ishit dashur ta theksonit këtë parim elementar, por më të rëndësishmin të drejtësisë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti janë shumë më të rëndesishme se sa disa deklarata të dyshimta.”, i ka reaguar Hoxhaj në Twitter.

I menjëhershëm ka reaguar edhe Bildt duke thënë se stabiliteti dhe fuqia e Kosovës është pika kyqe e jo qëndrimet individuale.

“Kjo është pikërisht ajo çfarë ne mendojmë. Stabiliteti dhe fuqia e Kosovës është kyqe pikërisht tani – jo qëndrimet individuale”, ka shkruar Bildt.  /Gazeta Sinjali/