image Hoxha nga Peja: I kam të gjitha simptomat e COVID-19, në QKUK më thanë se nuk ka teste

Shëndetësi

Hoxha nga Peja: I kam të gjitha simptomat e COVID-19, në QKUK më thanë se nuk ka teste

news image

Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, ka njoftuar se ishte në emergjencë të QKUK-së gjatë ditës së sotme, por nuk ishte testuar për koronavirus, anipse sipas tij kishte simptoma.

Gashi ka thënë se nuk u testua për COVID-19 në repartin e Pulmologjisë edhe pse kishte insistuar.

“E vizitova sot në mëngjes në orën 2 e 30 minuta emergjencën e QKUK-së. Të gjitha simptomat e rënda të gripit i kisha, por testin për COVID-19 në repartin e Pulmologjisë edhe përkundër insistimit tim nuk më udhëzuan ta bëj, me pretekstin që ‘nuk kemi teste’!”, ka thënë Gashi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka shtuar se pas terapisë që e ka marrë po ndjehet më mirë.

“Megjithëkëtë, pas marrjes së terapisë po ndjehem pak më mirë. Tani jam i izoluar në shtëpi si çdoherë dhe shpresoj te Zoti që të shërohem sa më shpejtë”. /Gazeta Sinjali/