image Hoti viziton MSH-në, thotë se mbesin të përkushtuar ta menaxhojnë situatën me pandeminë

Shëndetësi

Hoti viziton MSH-në, thotë se mbesin të përkushtuar ta menaxhojnë situatën me pandeminë

news image

Kryeministri, Avdullah Hoti ka vizituar sot Ministrinë e Shëndetësisë ku u takua me minstrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadanin.

Hoti në konferencë për media tha se po duket që jemi duke e kaluar lehtë pandeminë dhe shtoi se do mbesin të përkushtuar për ta menaxhuar situatën.

“Ne mbesim të përkushtuar për këtë situatë nëpër të cilën po kalojmë. Takuam ekipën që gjatë këtyre muajve kanë qenë në krye të detyrës, i falenderova sinqerisht për punën që kanë bërë. Na informuan për ato që na presin në javët e ardhshme. Lutemi që ta kalojmë lehtë dhe po duket që jemi duke e kaluar lehtë”, deklaroi Hoti në konferencë për media.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zermaj premtoi se do të ketë llogaridhënie e transparencë me publikun.

“Do të bashkëpunojmë në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës sidomos me publikun, në interes të publikut dhe ruajtjes të shëndetit publik. Të eliminojmë defektet të cilat janë të njohura dhe të jemi të barabartë me shtetet tjera”, pohoi ai.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, apeloi të qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e dhëna nga IKSHPK dhe institucionet tjera shëndetësore./Gazeta Sinjali/