image Hoti: Vetëm me LDK-në shteti ka normalitet

Politikë

Hoti: Vetëm me LDK-në shteti ka normalitet

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar sot qytetin e Klinës, ku është shprehur se vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shteti ka normalitet, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Ai shtoi se gjatë këtij takimi me struktura të partisë dhe simpatizantë diskutuan për rrugën e tyre në zgjedhjet e reja të 14 shkurtit.

“Vullneti dhe entuziazmi i tyre tregonte qartë nevojën për të vazhduar me frymën e shtëpisë sonë politike.

Do të përkrahim bizneset sepse janë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Zoti e bekoftë Klinën!

Zoti e bekoftë LDK-në”, tha Hoti.

/Gazeta Sinjali/