image Hoti tregon se si duhet vepruar nëse presidenti Thaçi jep dorëheqje pas aktakuzës nga Specialja

Politikë

Hoti tregon se si duhet vepruar nëse presidenti Thaçi jep dorëheqje pas aktakuzës nga Specialja

news image

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur rreth akuzës së presidentit, Hashim Thaçit dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Hoti u pyet në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme, nëse Thaçi jep dorëheqje, ai tha se në çfarëdo situate, duhet të veprohet me dinjitet.

“Besoj se pas gjithë këtyre viteve kemi krijuar një kulturë dhe maturi institucionale. Me secilat situata që përballemi, do të reagojmë me dinjitet, karshi zhvillimeve që do të ndodhin”, ka thënë Hoti.

Hoti gjithashtu për zgjedhjet që po insiston VV-ja, tha se Kosova ka qeveri funksionale dhe e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve.

“Sa i përket zgjedhjeve, Kosova ka qeveri funksionale e cila e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit dhe si e tillë duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Hoti. /Gazeta Sinjali/