image Hoti tregon se kur do të bëhen pagesat nga Pakoja Emergjente që kanë mbetur në gjysmë

Financa

Hoti tregon se kur do të bëhen pagesat nga Pakoja Emergjente që kanë mbetur në gjysmë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se sapo të hyjë në fuqi ligji i buxhetit do të bëhen pagesat nga Pakoja Emergjente Fiskale.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se Qeveria mbetet e fokusuar në luftën kundër COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Ministrat e resorëve ekonomik kanë marrë detyrat për të bërë përgatitjet për zbatim të masave për ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve. Sapo të hynë në fuqi ligji i buxhetit do të nisim me pagesat e mbetura përgjysmë. Presim që Kuvendi të miratojë këtë javë edhe ligjin për rimëkëmbje ekonomike për të hapur rrugë për zbatim të të gjithë pakos për rimëkëmbje ekomomike”, ka shkruar Hoti./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3510329955695000?__xts__[0]=68.ARA76FnAJ7qJsJkE9jcQYGPkwd1GtanS9Bh0Nf7GEyRdy8Ru1NPZ6zhsNoz186tCG9rLB9099T9bPc1BLaY-00Fy_FKQJ4k5TFYtQZbyj6kCWNXxv_ybWJ6RvJwyNshpOnddRZm0CGeEyGjvFTwMukvB_tuy9QdMr05e9MT062Zfj1h0EhFIvzhNBwr2NMK7ikOasi2PTNn-NCpUAJYRSa83QLQHOfjbnAz3ZVczIKHHUHQu3OEckxI3RmS8fIFXjfgcWiII2mLsv6VQ3AyFZtf0TURM7fbdwtLwDkKl0y24BqbxSH8xwsuiJG_m-WkxrX5cSd59bNUOb9yJW-k7EQ&__tn__=-R